Veç një kafshatë: Pse ndarja e tortës sate të bën të ndihesh më mirë

A dëshiron të ndihesh më mirë për ngrënien e asaj cope të tortës së çokollatës? Ja një mënyrë për ta bërë këtë pa ndjenjën e fajit: Fto një shok dhe ndaje me të.

 

Kjo ngaqë ne nuk ndiejmë faj apo keqardhje rreth zgjedhjeve për të prishur dietën, kur dikush tjetër merr iniciativën, thonë hulumtuesit në një studim të publikuar në the Journal of Consumer Research.

 

“Në studimin tonë gjetëm se, nëse ngrënia e një ushqimi të shijshëm është ide e tjetërkujt, ne ndiejmë më pak faj dhe psikologjikisht jemi më vital, krahasuar me rastin kur ideja është jona”, thotë autori kryesor i studimit, Fengiuan Çen. “Arsyeja është përgjegjësia më e ulët për pasojën negative”.

 

Çen dhe autorët e tjerë zhvilluan një sërë eksperimentesh për të parë nëse ndjenjat e fajit te njerëzit për ushqimet përplot kalori varen nga ajo sa shumë mund të bëjnë zgjidhje ata.

 

Në një eksperiment, hulumtuesit i thanë një grupi të shijojnë dy ushqime: një browni me çokollatë dhe një karrot të vogël. Grupit të dytë iu tha se ata munden ose të shijonin ushqimin, ose të shkruanin një ese 300 fjalësh për marrëdhëniet mes Amerikës dhe Kinës. Secili në grupin e dytë zgjodhi të shijonte ushqimin.

 

Pas kësaj, vullnetarëve iu kërkua të mbushnin pyetësorin ku, përveç tjerash, pyeteshin sa kënaqen me ushqimin që hanë, a ndiejnë faj ngaqë i hanë ato, dhe sa mirë ndiheshin në përgjithësi.

 

Siç pritej, vullnetarët të cilëve iu dha vetëm opsioni i shijimit të ushqimit u ndien më pak të fajshëm dhe patën një disponim më të mirë sesa ata që patën opsionin e të shkruarit të një eseu në vend të shijimit të ushqimit.

 

“Meqë faji ka një ndikim negativ në vitalitet, nëse mundemi ta minimizojmë ndjenjën e fajësisë ndërsa kënaqemi me atë që bëjmë, vitaliteti duhet të ngrihet”, thotë Çen. “Kjo është arsyeja përse kur një shok porositë një desert të shijshëm për ty dhe në njëfarë mënyre të “detyron” ta bësh këtë, ndjenja jote e fajit zvogëlohet, dhe ti ende mund të kënaqesh me lëshimin që bën, andaj dhe të ngrihet vitaliteti”.

 

Për Tsara Shelton, të ndash ushqimin është mirësjellje. “Ti ndihesh në njëfarë mënyre keq, nëse nuk pranon një copë ëmbëlsirë që ta ofron shoku”, tha Shelton. “Dhe nëse thua po, është shumë më kënaqshme sesa të hash me iniciativën tënde”.

 

Bashkë-autori i Çen pohon se efekti do të ndodhë, edhe nëse ti je ai që sugjeron. “Të diskutosh me shokun – dhe ai të thotë ‘po’ – e zvogëlon shtrirjen fajësisë sate për vendimin”, tha Xheidip Sengupta.

 

Psikologu Edward Abramson thotë se ky është një version tjetër i “Dreqi më shtyu ta bëja”.

 

“Nëse presioni social të bën të zgjedhësh një ushqim me shumë kalori, ti pothuaj je i obliguar me këtë”, tha Abramson, profesor pranë Universitetit Shtetëror të Kalifornisë.

 

“Ti mund të ndihesh më mirë ngaqë nuk bëhet ashtu siç do ti, dhe ti bën një punë të mirë për një shok tëndin”.

 

Përfundimisht, kjo është një mënyrë që ta kesh një tortë dhe, po ashtu, ta hash atë.

 

Për autorin:

Linda Carroll is a regular contributor to NBCNews.com and TODAY.com. She is co-author of "The Concussion Crisis: Anatomy of a Silent Epidemic” and the recently published “Duel for the Crown: Affirmed, Alydar, and Racing’s Greatest Rivalry.”