Vendet që më së shumti konsumojnë kafe

Kafja është një pije e cila konsumohet me bollëk në shumë vende të botës. Megjithëkëtë, është interesante të dish në cilat vende konsumohet më së shumti kafja. A do të mund të thoshim se prodhuesit më të mëdhenj të kafesë njëherësh janë edhe konsumuesit më të mëdhenj?

 

Prodhuesit dhe konsumuesit më të mëdhenj të kafesë

 

Ikonografia e paraqitur tregon Brazilin, Vietnamin, Kolumbinë, Indonezinë, Etiopinë, Indinë, Meksikën, Guatemalën, Perunë, dhe Hondurasin si prodhuesit më të mëdhenj të kafesë. Në anën tjetër kemi konsumuesit më të mëdhenj të përbërë nga Finlanda, Norvegjia, Islanda, Danimarka, Holanda, Suedia, Zvicra, Belgjika, Kanada, dhe Bosnja e Hercegovina. Me sa duket, të jesh prodhuesi më i madh s’do të thotë që automatikisht të jesh edhe konsumuesi më i madh.

 

A nuk është interesante që asnjë nga konsumuesit më të mëdhenj të kafesë nuk bën pjesë në prodhuesit më të mëdhenj? A do të thotë kjo që njerëzit kanë prirje të konsumojnë më shumë një produkt të cilin ata nuk e prodhojnë vetë? A është ky shkaku, apo njerëzit në këto vende thjesht e duan kafenë e tyre.


Konsumuesit më të mëdhenj


Finlanda

Finlanda është një vend nordik në Evropën Veriore. Ajo ishte pjesë e Suedisë dhe për një kohë ishte edhe nën sundimin rus. Kuzhina finlandeze kombinon stilin tradicional dhe bashkëkohorë e të ushqyerit. Produktet e miellit dhe të qumështit e derivateve të tij përdorën zakonisht në ushqim dhe në pije.

 

Finlandezët konsumojnë kafe dy herë më shumë sesa shumica e evropianëve. Ky pëlqim i kafesë ndërlidhet me traditat dhe besimet e ndryshme që janë të veçanta për kulturën e tyre. Kafja fillimisht është shitur në barnatore, prandaj është parë si një ilaç kundër dhimbjes së kokës, depresionit, dhe sëmundjes së zemrës. Ishin klasa e lartë dhe e mesme ato që së pari nisën të pinin kafenë si pije për t’u mbajtur me trendin në Evropë.

 

Ata preferojnë kafe të pjekur jo shumë, e cila shkon mirë me kualitetin e mirë të ujit në vend; thuhet që uji është në gjendje të nxjerrë shijen e kafesë. Gjenerata e vjetër kanë një mënyrë më të veçantë të pirjes së kafesë, ku ata preferojnë  të derdhin kafenë nga filxhani në enë, në mënyrë që ftohja të bëhet më shpejtë. Kafja instant nuk gëzon respekt të madh në Finlandë dhe ata gjithmonë kanë marrë në konsideratë kafenë e zier.

 

Norvegjia

Njerëzit e vetëm që e duan kafenë më shumë se norvegjezët, janë finlandezët. Është interesante që vizitimit të familjes i referohet si “dalje për kafe”, sepse vizitat karakterizoheshin me ngrënie të tortave dhe pirje të shumtë të kafesë.

 

Islanda

Shumë festime në Islandë bëhen me kafe. Madje, edhe çajin e pasdites ata e quajnë “kafe”. Sigurisht që edhe populli islandezë e duanë kafenë e tyre, po ashtu./BC