Udhëtimi i kafesë: Një kafene në Lituani

Përshëndet “Pa Sheqer”, një kafene në Vilnius të Lituanisë, e cila merr idenë nga kafenetë e butikëve përreth botës. “Personi mund të kënaqet me një kafe në Nju Jork, në Londër apo në Berlin, “ thotë konsulenti i “Pa Sheqer” Mindaugas Ryskus, njëherësh edhe barist kampion i Lituanisë, “Synimi jonë është që personi të mund të hipë në aeroplan për në Vilnius, të arrijë në ‘Pa Sheqer’, dhe të ketë një eksperiencë po aq të pasur të kafesë.”

 

“Pa Sheqer” u hap në javën e parë të tetorit dhe bën kafe me filtër si dhe espresso. Pronarët e kafenesë kaluan dhjetë vjet në Berlin, ku thithën kulturën e kafesë. “Këtu s’do të gjesh filxhanë tepër të mëdhenj, s’do të shohësh reklama, dhe s’do të dëgjosh tinguj të njerëzve që hanë ushqim. Ajo që do të gjesh këtu është kafe pa shushatje”, thotë njëri nga pronarët.

IMG_5366

 

Pronari u pyet se a po mësoheshin Lituanët me modelin e pazakontë të “Pa Sheqer”, dhe ai u përgjigj: “Njerëzit po e lypin ‘Pa Sheqer’ dhe po flasin për të. Për çdo ditë shohim të rritet numri i myshterinjve. Na vjen mirë që çdo myshteri del i kënaqur nga këtu dhe kthehet me shokë. Njerëzve u intereson të marrin në seancat e degustimit të kafesë dhe të mësojnë gjithçka për të”.

 

“Po, Lituanët kryesisht pinë dhe u pëlqen kafetë me qumësht dhe shurupet, por dikush duhet të jetë i pari në bërjen e ndryshimeve”. /sprudge

IMG_4886a

IMG_5340

tasting6