Tregimi mahnitës dhe i vërtetë i ceremonisë së kafesë dhe Turgej Jildizli

Çka është xhezvja/ibriku? Menduat në kafen turke? Paska dhe garë për këtë gjë?

 

Një nga garat më mbresëlënëse individuale në World Coffe Events është kampionati Xhezve/Ibrik. Në fakt, kur flasim për Xhezve/Ibrik, mendojmë në kafenë turke, megjithëse ky term është më i zakonshëm në Amerikën Veriore dhe i referohet popullaritetit historik të kësaj metode të kafesë në Stambollin e shekullit 17. Mbase popujt në Ballkan apo në botën arabe s’do ta quajnë kafenë turke Xhezve/Ibrik.

 

Por, po, ka një garë për përgatitjen e kafesë me xhezve/ibrik. Në vijim kemi më shumë informata nga webfaqja e kampionatit të Ibrikut:

 

“Një xhezve (po ashtu e njohur si ibrik) është një ibrik i dizajnuar për një stil të caktuar të kafesë, e cila konsumohet shumë në pjesë të Evropës Lindore, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Trupi i ibrikut mund të jetë i bërë nga metali, nga tunxhi, nga bakri, apo nga qeramika, dhe të ketë një dorezë të dallueshme, të gjatë, dhe një buzë nëpër të cilën është menduar të kalojë kafja.”

 

Kjo ngjarje na vjen me rregullat e menduara mirë, me standarde kohe, me kalibrim të gjykatësit kryesor, dhe me tabelë teknike/ndijore të shënimit të rezultatit. Ndërsa fusha e garuesve është e gjerë në vendet e Evropës Lindore, modelet e migrimit global dhe interesi kulturor do të thotë që katër garuesit kryesorë në vitin e kaluar erdhën nga vendet si Greqia, Britania e Madhe, Kolumbia, dhe Hungaria.

 

Nëse nuk jeni rritur përreth kafesë turke, kjo garë duket të personifikojë një shumëllojshmëri të madhe kulturore në traditë dhe në identitete kombëtare, të bëra bashkë nga kultura globale e kafesë dhe agjencive si World Coffe Events. Por, nëse jeni rritur në ujdi me ritualet e ibrikut – apo keni rënë në dashuri me këtë metodë pasi jeni rritur – atëherë mbajtja e një ekzibicioni ndërkombëtar të kafesë turke të gjykuar hollësisht është diçka e natyrshme. Ky stil i përgatitjes së kafesë mund të jetë goxha i vështirë dhe kërkon një palë duar të shkathëta, një shkrim të menduar mirë dhe një sjellje të hijshme në skenë si dhe një orë që mat kohën. Nuk është edhe aq e ndryshme nga Garat Barista apo Kupat e Përgatitësve të kafesë, përveçqë në Kampionatin Xhezve/Ibrik mbartin kapela shumë më interesante.

 

Kemi gabuar shumë që nuk kemi raportuar sa duhet rreth Kampionatit Xhezve-Ibrik, dhe këtë vit do të jetë më vështirë për të gjetur ngjarje nga ky kënd i botës së kafesë. Kampionati 2013 i Xhezve-Ibrik nuk do të mbahet në kuadër të shout SCAE/WCE, apo në WBC në Melburn, por do të mbahet si një ngjarje ndërkombëtare e pavarur, në marrëveshje me SCAE kaptina në Turqi. Ende nuk ka njoftime për datën dhe kohën, por dihet që do të mbahet në Stamboll në shtator. Tashmë janë duke u zhvilluar garat kombëtare dhe kemi një tregim të lezetshëm ndërkulturor.

 

Turgej Jildizli është një barist profesionist shumë i zoti, që përfaqëson kombin turk. Si një kampion kombëtar, Jildizli garoi në Kampionatin World Brewers Cup në Mastriht (2011) dhe në Vjenë (2012). Ai, po ashtu, është kampion i trefishtë i Ibrikut për Turqi, përfshirë këtu dhe ngjarjen kombëtare të sivjetme, ku ai garoi duke përdorur Ceremony Coffee’s Sulawesi Pedamaran. Kjo është goxha interesante, apo jo? Kampioni turk i kafes turke garoi dhe fitoi në kampionatin Xhezve/Ibrik që u mbajt në vendin e tij duke përdorur kafenë e pjekur në Anapolis, Maryland. Si ndodhi kjo?

 

Një nga gjërat mbresëlënëse rreth fitores në një kampionat kombëtar dhe shkuarja në gara ndërkombëtare është potenciali i madh për pjalmim ndërkulturor  dhe shkëmbim informatash midis profesionistëve nga e gjithë bota. Krahas Turgejit, në ngjarjet në Mastriht dhe në Vjenë kafenë po përgatiste dhe Andy Sprendger, kampioni i dyfishtë amerikan i US Brewers Cup. Këta dy nisën muhabetin dhe, bazuar në intervistën tonë që u bëmë të dyve, ja si doli e tëra:

 

Turgej Jildiz –

 

Këtë vit doja të përdorja kafe të një origjine, sepse në vitet e kaluara kam përdorur të përzier, por e kisha vështirë të mbaja ritmin, kur kishte nevojë për sasi të vogla. Kur provova ‘Sulawesi Pedamaran’ si kafe turke, shikova bashkëshorten time dhe thashë “Eureka.”

 

Kjo është një kafe tepër e mirë për xhezve/ibrik, sepse, ndryshe nga kafetë indoneziane, është e pastër, bimore, e ëmbël dhe në të tharët. Mund të ndiesh portokall bergamot, sherbelë, si dhe aroma paste të bajamtë dhe ëmbëlsinë e sheqerit bojëkafe; kur të ftohet mund të vëresh shije si të grejpfrutit. Kjo kafe të jep ndjesinë e gjalpit në gojë, por në fund jep një përfundim të hollë.

 

Andy Sprenger –

 

Si i ra në dorë kafja jonë (amerikane) këtij (Turgejit)? Paj, Turgeji më shkroi në Facebook për rekomandimet e mia për të dhe, derisa iu përgjigja, ai tashmë kishte porositur dhe planifikuar të përdoret Sulawesi Pedameran. Ju pyeteni përse ndjeu që kjo kafe do të kalonte mirë në një garë Ibriku. Ajo që mund të them rreth saj është se kjo është një Sulawesi e pastër, me trup të madh, me nuanca të buta bimore, me plot sheqer që mund të krahasohet me kualitetin pikant të gjalpit.

 

Në rregull. Por, si bëhet kjo kafe?

 

Kemi dy përgjigje në këtë pyetje dhe të dyja janë nga Turgej. Së pari, shikoni videon që instrukton si të bëhet kafja turke, të cilën na e dërgoi ai:

 

 

Marrë nga intervista jonë me Turgej, kemi një analizë të procedurës fituese të kafesë turke:

 

“Sipas rregullave të garës Xhezve/Ibrik, garuesit duhet të përgatisin dy kafe (turke) të thjeshta xhezve/ibrik, plus dy pije të nxehta dhe dy të ftohta si kape“signature drink” (që shprehin natyrën e personit). Këto pije u prezantohen dy gjykatësve ndijor për 12 minuta.

 

Për kafenë time të thjeshtë dhe pijen e nxehtë përdora raportin 10.0, që është 7 gramë kafe dhe 70 gramë ujë për një filxhan. Për pijen time të ftohët raporti i përgatitjes ishte 8.5, sepse nuk doja të humbisja ndikimin e kafesë sime – në procedurën time filtrova ibrik kafenë nëpërmjet Aeropresss, pastaj shtova ‘homemade coffe bitters’ dhe pak ujë mineral të gazuar.

 

Ka mënyra të ndryshme për përgatitjen xhezve/ibrik. Në metodat e mia, përgjithësisht përdori 7 gramë kafe të bluar imët para se t’i shtojë 70 gramë ujë me temperaturë dhome. E përziej 8-10 herë me një lugë çaji dhe e vendosi xhezven në zjarr. Varet nga burimi juaj i nxehtësisë, por unë preferoj përgatitjen prej 2 dhe 3 minutash. Unë e fiku nxehtësinë dikur rreth temperaturës 95 celsius. Nëse përdorni kafe të freskët dhe një ibrik të përshtatshëm, kjo temperaturë mjafton për të nxjerrë një mazën e mirë.”

 

Shpresojmë që u kënaqët duke lexuar rreth Turgej Jildizit dhe Kampionatit Xhezve/Ibrik. /spurge