Të ziesh me kafe

Në një ndërtesë paksa industriale, afër kampusit të Universitetit West Chester, një pjekës i madh kafeje Diedrich po nxente dhe po gumëzhinte. Thasë të fortë, të mbushur me kafe të gjelbër, qëndrojnë të mbushur dhe të gatshëm. Kokrrat e kafesë të përziera dhe të ftohura.

 

Frank Baldassare Jr. u çua për të parë dhe tha: “Çfarë më pëlqen për kafenë? Kur isha në të njëzetat e hershme, një gotë kafe ishte një gotë kafe. Tash unë e di më mirë”.

 

Mjeshtri i pjekjes përzien kokrra organike për biznesin familjar që ka – Golden Valley Coffee Roasters.

 

“Kjo quhet metoda artizanale. E tëra bëhet manualisht”, shpjegoi zëvendëspresidenti i operimit. “E preferuara ime tani për tani është përzierja e quajtur Tigri i Egër. Kjo është një përzierje e kafesë së Kolumbisë dhe asaj të Sumatrës. Kjo është një përzierje që vetë unë e shpika”.

 

Pjekja e shumtë funksionon mirë në receta. E përzier me kripë dhe më biber, kafja bëhet njëlloj lënde fërkuese për mishin, duke i lënë një aromë tymi. Ne na pëlqen të përziejmë atë çfarë bëjmë në përgatitjen tonë të ushqimit”, tha Baldassarre.

 

Kësisoj veprojnë edhe pronarët e kompanisë Pour Richard’s Coffee në Devon, ku Richard Berman, një dentist, pjek kokrrat e kafesë.

 

“Rich ka pjekur kafe për 11 vitet e fundit. Nisi si një hobi”, kujton gruaja e tij, Mindyjane. “Kjo është e ngjashme me punën dentare në atë se përmban një art dhe një shkencë në vete”.

 

Kur konsumatorët kërkojnë recetat, ajo u jep të preferuan e familjes: cheeseburger të fërkuar me kafe.

 

“Ti, vërtet, mund ta ndiesh shijen e kafesë në të,” tha ajo. “Majdanozi i freskët në të bën balancimin ndaj kafes”.

 

Fred Duerr, kryeshef pranë Rising Sun Inn në Frankonia, bën sos skare me kafe.

 

“Mendoj që kjo është më e përshtatshme për vjeshtë, meqë del me shije dhe aromë më të pasur”, tha ai. “Përzihet mirë me tulin e brinjëve të viçit apo diçka të ngjashme. Të duhet një mish i përshtatshëm për të”.

 

Nga meza deri të desertet si Tiramisu, kafja e i jep një thellësi të këndshme ushqimit.

 

“Ka aq shumë gjëra për të bërë me kafenë, kur përgatit ushqimin”, përshkruan nëna e Baldassarres, Meryann. “Espresso e bluar imët mbi krem – fantastike! Shumë kafe jona shfaqet në gjëra të ndryshme, siç është një lëpizë kafeje”.

 

Një tjetër përgatitje e prekur nga kafja i josh konsumatorët në Phoenixville’s Artisans Gallery & Cafe Affogatto, një specialitet italian, që kombinon xhelatinën shtëpiake me espresso të nxehtë.

 

Prapa në Golden Valley Farms, Diedrich vazhdon të rrotullojë, duke shpërndarë aromën e kafesë së posapjekur nëpër tërë ndërtesën ku zë vend një këmbim artizanal, që është një treg javor i mbyllur.

 

“Ti mund të marrësh këto kafe të mahnitshme dhe të mos dish si t’i ziesh, si t’i pjekësh”, theksoi Maryann Baldassarre. “Vërtet që është një art të dish si të pjekësh kafenë”.