Shkencëtarët pajtohen se ti duhet të pish shumë kafe, por jo ta teprosh, se mund të vdesësh

Një studim i ri i Harvardit përforcon argumentin se kafja ndihmon në uljen e rrezikut për diabetin e llojit-2. Pra, kafja gjendet në listë së bashku me thelpinjtë, citrusin, të gjelbrat, fasulet, dhe patatet e gjelbra si ushqime super të shëndetshme, që parandalojnë diabetin.

 

Sipas hulumtimit të Harvardit, arsyeja kryesore që kafja doli të ishte aq e pashëndetshme në studimet e mëhershme është se ajo konsumohej bashkë me cigaren. Studiuesit në vitet 1970 kishin telashe të dallonin cilat problem shëndetësore lidheshin me kafen e cilat me pirjen e duhanit.

 

Në ditët e sotme, dobitë e kafesë dihen përgjithësisht. Studimet e lidhin atë me efekte pozitive në sëmundjen e Alchajmerit, të Parkinsonit, depresionin, kancerin e fytit dhe të prostatës. Provat e reja sugjerojnë se kafja vonon senilitetin.

 

Si rregull, sa më shumë të pish, aq më mirë, dhe të pish kafe me kafeinë është më mirë sesa të pish kafe pa kafeinë. Por, këtu gjërat bëhen paksa të rrezikshme. Sipas një studimi të publikuar së voni në zhurnalin e Klinikës Mejo, pirja e më shumë se katër gotave në ditë shton rrezikon e vdekjes për njerëzit nën moshën 55 vjeç. Në një studim 17 vjet të gjatë, studiuesit gjetën se njerëzit që pinë mesatarisht 28 gota me kafe në javë kishin gjasa më shumë të vdisnin. Jo nga ndonjë shkak i veçantë.

 

Pastaj një tjetër studim i kancerit sugjeroi se pirja e më shumë kafeve në ditë, në fakt, është më efektive në ruajtjen nga kanceri i prostatës. Disa studime sugjeruan se dobitë e kafesë më së shumti vinë në shprehje atëherë kur konsumohen 12 a më shumë kafe në ditë, gjë që, sinqerisht, tingëllon e dhimbshme. Sidomos kur kemi parasysh efektin e nxitjes së jashtëqitjes që mund të ketë kjo sasi e kafesë.

 

Për një pije të tillë të kudondodhur, kafja me sa duket po na ngatërron dhe po kërkon studime të mëtejme, më shumë zbulime dhe më shumë shpjegime./ dallasobserver.com