Pi edhe ec: arti i humbur i bërjes së espressos së përsosur italiane

Ç’u bë me espresson e zezë e të hidhët? Kjo ishte gjëja që e nisi kulturën e kafesë në vitet 1884, kur biznesmeni nga Torino, Angelo Moriondo, krijoi aparatin e parë të espressos. Kjo është pyetja që e bën një italian 37 vjeç, Carlo Odello, i cili dëshiron të rindezë dashurinë tonë për gjënë e vërtetë. Në një farë mënyrë, italianët janë fajtorë për imazhin e keq të kafesë jashtë Italisë,” thotë ai. “Pjekësit tanë të kafesë në vendet e tjera nuk mendonin se të huajt ia dinin vlerën shijes së vërtetët, kështu që shumë prej tyre eksportuan bërllok të kafesë ndërsa për vete e mbanin kokrrën e mirë. Këta njerëz pothuaj e kanë mbytur imazhin e kafesë italiane dhe puna ime tash është që ta përmirësojë këtë.”


Ai, po ashtu, themeloi shkollën e shankistëve italianë, qëllimi i vetëm i së cilës është të mësojë artin e bërjes si duhet të espressos. “Ajo është një pije e veçantë,” thotë ai. “Ti merr 7 gram kafe dhe e nxjerr për 25 sekonda, derisa të mbetesh me 25 ml. kafe për të pirë.” Tingëllon kollaj, por është jashtëzakonisht zor ta nxjerrësh. Ajo duhet të jetë e dendur dhe të ketë një shtresë të trashë të kremit përmbi. Sa i përket shijes, mund të jetë lajthi, çokollatë dhe tokësore. Është krejt e ndryshme nga espressot që mund të gjesh në kafenetë third-wave të këtyre ditëve, të cilat, mendoj, janë tepër acidike dhe njëdimensionale.”


“Fjala espresso në italisht do të thotë ‘shpejtë.’ Dhe pikërisht kështu edhe duhet të pihet.” Thotë Antonio Polledri, pronar i Bar Italia. “Një espresso tamam italiane nuk është menduar të shijohet ngadalë; ajo duhet të pihet te shanku (në këmbë). Njerëzit e pinë atë rrugës për punë apo pas ushqimit; parimisht pihet për të të aktivizuar. Kur u importua kultura e kafesë në vitet 1950, kafja pihej kështu kryesisht. Por, këtyre ditëve, gjithçka ka të bëjë me uljen dhe ndejën për një kohë të gjatë me kafe.”


Ndërsa italianët në fjalë vajtojnë rënien e pijes më të vlefshme të vendit, të tjerët nuk ndiejnë aq shumë simpati ndaj tyre. “Rrënjët e espressos janë në Italinë e pasluftës së dytë botërore,” thotë James Hoffman, pronar i Square Mile Coffee Roasters. “Ajo ishte një periudhë shumë e varfër, kështu që shumica e kafeve pihej me kokrra të lira Robusta, që përmbajnë shumë kafeinë dhe e bëjnë kafen të dendua.” Problemi është se nuk e kanë shijen shumë të mirë, gjë që edhe është arsyeja që Britania tash importon më pak kafe nga pjekësit italianë.


 

Fjalët e Hoffman mund të kenë kuptim. Me artin latte dhe zgjedhjet në rritje kudo nëpër kafenetë, është më se e qartë se publiku britanik kanë përqafuar kulturën thirr-wave të kafesë. Ndoshta, edhe nuk është duke na munguar aq shumë ajo që italiani Odello e quan tamam espresso italiane./theguardian