Përgatitja e ushqimit me kafe

Përveçqë e pini, çfarë tjetër mund të bëni me kafenë? Të përgatitni ushqim me të, natyrisht. Përgatitja e ushqimit me kafe është gjëja më e natyrshme për të bërë, pasi që ajo është e ushqyeshme dhe e shijshme për këtë.

 

Gatuani me të!

 

Përdorimi i kafesë në gatim, me sa duket, është mënyra më e zakonshme e përgatitjes së ushqimit me kafe. Ka plot delikatesa të gatuara që thërrasin për aromën e kafesë. Ndërsa shumica e recetave përdorin instant kafenë, për shkak të lehtësisë së përdorimit, përdorimi i kafesë së freskët të bluar nuk është krejtësisht i panjohur. Në fakt, kafja mund t’i japë nuancën e duhur cupcake-ve, brownit, tortave, dhe bukëve.

 

Përdore për fërkim të mishit


Kafja e bluar e përzier me gjëra tjera si: kripa, speci i bluar, sheqeri bojëkafe, biberi, hudhra e bluar, qepa e bluar, etj. mund të bëjë një masë të përkryer për fërkim të një cope mishi në skarë. Ajo mund të përdoret për mish pule dhe viçi. Shijoni ndryshimin mes ushqimit me dhe pa kafe për ta çmuar shijen e shtuar.

 

Përdoreni për salcë dhe marinadë


Mishrat mund të bëhen më të shijshme me përdorimin e salcë dhe marinadave. Shtimi i kafesë në salcë dhe në marinadë ofron një opsion për shije krejtësisht të ndryshëm nga përzierjet e zakonshme. Përzierja e granulave të kafesë me sos kikiriku, me uthull, dhe me salcë Worcestershire ofron një nuancë interesante të mishit të skarës.

 

Spërkatni atë!


Spërkatjet me kafe mund të përdoren për pije të kafesë, për brumëra të pjekura, dhe për ushqime tjera të ndryshme. Spërkatja e kafesë së bluar përmbi ushqim dhe pije e kompleton përvojën gastronomike për shumë kë. Spërkatjet, gjithashtu, funksionojnë si dekorim.

 

Lyejini tortat me të!

 

Nëse doni shijë/aromë të vërtetë mocha, këtë mund ta arrini me kafe. Shtimi i granulave të kafesë në përzierjet me gjalpë është mënyra më e lehtë për bërjen e një kremi ëmbëlsirash. Ky krem mocha mund të përdoret në pothuaj çdo shije të tortës.

 

Përse të gatuani me kafe?


Nëse pyetemi përse të gatuhet me kafe, përgjigja më e mirë mbase do të ishte: pse jo? Duke pasur parasysh shijen e pasur të kafesë, do të ishte një humbje e madhe të mos shfrytëzohet përparësia e kompleksitetit unik që ajo mund t’i shtojë shijes së ushqimit. Dhe ka aq shumë mundësi për këtë.

 

Ndërsa flasim për këtë, a e dini që disa njerëz ziejnë në xhezvet (e mëdha) e kafesë? Disa e përdorin për të zier noodles, bollgur, oriz, ve, dhe disa perime dhe gjellëza të mishit./bc