Koha më e mirë e mëngjesit për të pirë kafenë

Shkencëtarët punojnë palodhshëm për të zbuluar fshehtësitë e botës natyrore, nga arsyet përse njerëzit shfrenohen në të ngrënë deri te mënyra më e mirë për larë duart. Së voni,  u zbulua përse kafja që pihet në filxhan të bardhë e ka shijen më të hidhur; kafja e shërbyer në gota të xhamit të pastër e ka shijen më të ëmbël.

 

Pra, cilat gjëra të tjera rreth kafesë ne i dimë falë shkencës? Përgjigja: shumë.

 

Temperatura optimale

Hulumtuesit pranë Universitetit të Teksasit në Tyler u lodhën duke bërë kafe dhe duke djegur një shtresë të gjuhës pasi shijonin kafenë e tyre të nxehtë. Kështu, ata morën 300 vullnetarë për të përcaktuar temperaturën që e bën kafen të përshtatshme për t’u pirë e të mos e djegë gjuhën. Këto testen zbuluan se temperatura më e mirë  e pirjes është 57 gradë celsius.

 

Koha më e mirë për të pirë kafe

Ne jemi mësuar që kafja të jetë gjëja e parë që bëjmë kur të zgjohemi. Por, siç thekson Steven Miller, profesor pranë Universitetit Rosalind Franklin në Illinois, mëngjeset e hershme mbase janë kohët më të papërshtatshme për të pirë kafenë. Nëse marrim parasysh ritmit biologjik të trupit tonë, sidomos kur niveli i kortisolit (që është përgjegjës për gjendjen tonë të vëmendshme) është i ulët, ne duhet ta pimë kafenë në mëngjesin e vonshëm (9:30 deri 11:30) dhe gjatë përgjumjes së pasdites ( prej 1 deri 5 mbas dite).

 

Efekti i unazave të kafesë

Derdh kafenë në këmishën tënde dhe, kur të teret, njollat duken si tri trungje: më e çelur brenda, e errët skajeve. Shkencëtarët pranë Universitetit të Pensilvanisë kaluan më shumë se një dekadë për të gjetur shkakun e këtyre unazave të jashtme. Arsyeja: forma e grimcave të  kafesë. Grimcat rrumbullake formojnë një unazë të theksuar të jashtme, ndërsa grimcat e zgjatura nuk e bëjnë këtë.

 

Një kafe në ditë, rregullon tingëllimën në vesh

Më saktë, mund të jenë katër kafe në ditë. Një studim gjurmoi  frekuencën e tinitusit (tingëllima e vazhdueshme në vesh) në 65 000 gra amerikane për 18 vite. Ato që pinë më pak se një kafe në ditë, patën 15 % më shumë mundësi të kenë tinitusit sesa ato që pinin katër apo më shumë kafe.

 

Provo gjumin e kafesë

Kafja dhe gjumi duken një dyshe e panatyrshëm: njeriu mund të mendojë se efektet stimuluese të kafesë do të duhej të pengonin nga përgjumja. Por, shtimi i energjisë që ti merr nga një gotë kafe nuk ndodh menjëherë: duhen nja 20 minuta që kafeina të absorbohet nga trupi yt. Hulumtuesit pranë Universitetit të Britanisë Longborough gjetën se pirja e një gote me kafe dhe shtrirja e menjëhershme për t’u kotur vullnetarët e përgjumur në një simulator veture i mbajti më të vëmendshme sesa ata që vetëm pinë kafe apo vetëm u kotën.