Keksa të çokollatës

Me këtë recetë mund të bëhen 40-50 keksa.

 

· 2 ½ gotës miell

· ½ gotës pluhur kakao

· 1lugë gjelle pluhur espresso

· 1 gotë gjalpë me temperaturë dhome apo të zbutur pak në mikrovalë

· 1 gotë sheqer

· 1 ve

· 1 lugë të mesme vanilje

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1. Përziej së bashku miellin, pluhurin e kakaos, dhe pluhurin espresso në një enë të mesme. Në një enë të madhe, rrihi së bashku gjalpin e zbutur dhe sheqerin, derisa përzierja të bëhet e lehtë dhe si krem. Rrahe dhe vezën në këtë përzierje, derisa të kombinohet krejtësisht, pastaj rrahe edhe vaniljen në këtë përzierje.


2. Shto përzierjen e miellit në përzierjen e gjalpit me 3 herë, duke e përfshirë krejtësisht miellin në gjalpë mes çdo shtimi. Brumi do të duket paksa i thërrmueshëm, por do të duhej të qëndrojë i bashkuar kur të shtypet e të bëhet një top. Shtype/ndaje brumin dhe bëj dy disqe, pastaj mbështjelli këto me plastikë dhe futi në frigorifer për 30  minuta.

 

3. Nxehe paraprakisht furrën në 175 celsius. Radhiti letrat për pjekje. Spërkat lehtas me miell hapësirën dhe tëhollësin, dhe tëhollo njërin disk (të brumit) deri në afërsisht 7 milimetra trashësi. Nëse brumi çahet dhe nuk qëndron i bashkuar, ngjeshe me duar derisa të zbutet e të jetë i punueshëm. Prit sa të mundesh keksa nga brumi, pastaj shtype brumin e bëje top dhe tëholloje prapë. Përsërite këtë, derisa të shfrytëzohet tërë brumi. Piqi keksat për 7-8 minuta, pastaj zhvendosi në një vend për t’u ftohur. Lyeji dhe dekoroji sipas dëshirës pasi të ftohen krejtësisht.