Kafja: Si shkon puna nga bima deri të filxhani

Emily Dullea of Toby's Estate Coffee shows us the easiest and best ways to make the perfect cup of coffee at home, in under five minutes.E pirë në të gjithë botën, kafja, vërtet, është një mall global, dhe kostoja aktuale e kësaj pijeje është e ndërlikuar dhe përfshirëse. Sipas  International Coffee Organization (ICO), industria e kafesë ka pasur një vlerë bruto prej 173.40 miliardë dollarë në vitin 2012, kurse në shkallën botërore konsumi i kafesë është shtuar mesatarisht 2.4% në vit që nga viti 2000. Nga fushat e Etiopisë dhe Guatemalës e deri te kafenetë moderne në Amerikë dhe Spanjë, industria e kafesë ka një ndikim të gjerë shoqëror e ekonomik.

 

Një studim i prezantuar në International Coffee Council në vitin 2014 thekson se kostoja e prodhimit është rritur gradualisht gjatë kohës, ndërsa rënia e vonë e çmimeve botërore të kafesë detyroi shumë prodhues ta shisnin me humbje produktin e tyre. Studimi identifikon pasojat shoqërore të këtij trendi, duke theksuar se “kur çmimet janë më të ulëta se kostoja e prodhimit, mundësitë që popullata rurale të përtëritet asgjësohen, duke pasur parasysh mungesën e interesit për fermim nga të rinjtë dhe shpërnguljen në qendrat urbane dhe në shtetet e zhvilluara.” Ky model kërcënon stabilitetin ekonomik të vendeve për të cilat kafja është eksporti kryesor.

 

Fermerët zakonisht përbëjnë vetëm një pjesë të çmimit të tregut, shumica e të cilit shkon për pagimin e punëtorëve dhe absorbimin e kostos së fermës. ICO identifikon fuqinë punëtore, plehun, dhe produktet e fermës (pesticidet) si top-tri kostot e prodhimit të industrisë. National Coffee Association definon 10 hapa në procesin e vjeljes dhe prodhimit, mirëpo vlera e tregut e kafesë së lirë s’mund të mbulojë koston totale e transformimeve të po asaj kafeje nga kultivuesi deri te eksportuesi dhe te pjekësi dhe, në fund, në treg.

 

ICO po ashtu identifikon një raport negativ mes qasshmërisë globale të kafes dhe konsumimit të saj. Tregu ka pasur raportin mesatar prej 1.5 thasë me kokrra të papërpunuara me një thes me kokrra të pjekura. Kështu, ka më shumë kafe sesa që mund të pijë popullsia globale, që do të thotë se, pavarësisht kostos së madhe të prodhimit, s’ka treg që do të nxiste rritjen e çmimeve. Një treg i mbushur favorizon konsumatorët dhe ulë çmimet nën koston e vërtetë. Kështu, Kafja jote mund të ketë udhëtuar mijëra kilometra para se të mbërrinte filxhanin tënd dhe ti ta blesh atë më lirë sesa kushton në të vërtetë./csmonitor