Historia e instant kafesë

Të gjithë ne kemi parë dhe, mbase, kemi përdorur instant kafe ndonjëherë në jetën tonë. Por, a keni pyetur veten ndonjëherë se ku u bë e popullarizuar ky pluhur i errët, misterioz, i tretshëm në ujë? Disa mund ta përçmojnë atë sot, por na është dëshmuar në të kaluarën se ajo është gjithmonë e gatshme atëherë kur na duhet më së shumti!

 

Versioni më i hershëm i instant kafesë thuhet të jetë zbuluar rreth vitit 1771 në Britani. Produkti i parë amerikan qe zhvilluar në vitin 1853, dhe një version eksperimental (në formë torte) qe testuar gjatë Luftës Qytetare në Amerikë. Në vitin 1901, u zbulua teknika e parë e prodhimit të një pluhuri stabil në Japoni nga Sartori Kato, i cili përdori një proces të cilin e kishte përdorur për bërjen e instant çajit.

 

Hera e parë që ajo u prodhua ishte në Amerikë rreth vitit 1910 nga George Constant Louis Washington. Ai bëri një arritje të madhe dhe fitoi patentën, por pluhuri i instant kafesë më së shumti u perceptua të jetë një novacion me shije të pakëndshme. Rreth vitit 1938, Nescafe u bë brendi më i njohur, duke terur ekstraktin e kafesë së bashku me një sasi të njëjtë të karbohidrateve qe përmirësuan shijen. Tani për tani, procesi më i mirë për arritjen e shijes është terja e ftohur, e cila u paraqit në vitet e 60-ta.

 

Vendi ku ky novacion gjeti përdorimin ishte ushtria. Konsumimi i kafeinës në betejë ofronte fuqizimin më se të nevojshëm, gjë që tash lehtësohej me instant kafenë. Në Luftën e Parë Botërore, disa ushtarë ia vunë nofkën një “filxhan Xhorxh”.

 

“Jam shumë i lumtur, pavarësisht minjve, shiut, baltës, thatësirës, ulërimës së topave dhe britmës së predhave. Duhet vetëm një minutë për ta ndezur nxehësin tim me vaj dhe të bëj Xhorxh Washington Kafe … Çdo natë unë bëj një peticion special për shëndet dhe mirëqenie te Mr. Washington”.

- Ushtari amerikan, 1918, letër nga istikamet

 

Deri në Luftën e Dytë Botërore instant kafja u bë tepër e popullarizuar tek ushtarët. G. Washington Coffee, Nescafe, dhe të tjerët u shfaqën për të plotësuar nevojat. Në një vit, i tërë prodhimi nga plantacioni i Nescafes në Amerikë (më shumë se një milion traste) i shkoi ushtrisë.

 

Sot, instant kafja ende ka fuqi në treg. Ka dhe receta të mira, si Moka e shpejtë për keks kapuçino. Në dyqane të ndryshme mund të shohësh pijet instant kapuçino dhe pijet me pluhura të akulluar, disa prej të cilave përdoren dhe nëpër kafene. Madje dhe ushtria ende ofron pluhur të instant kafesë. Gjithmonë instant (a atypëratyshme) aty është për ju!/INC