Tortat bëhen nga kombinime të ndryshme të miellit të rafinuar, nga disa forma të majës, ëmbëlsimit, veve, qumështit, dhe aromës/shijes. Ka pothuaj mijëra receta për torta (disa të ngjashme me bukën, disa të pasura dhe të stilizuara) dhe shumë prej tyre janë të vjetra me shekuj.
Popujt më primitivë në botë nisën të bënin torte menjëherë pasi zbuluan miellin. Në Anglinë mesjetare, tortat që përshkruhen në shkrime nuk qenë torta në kuptimin konvencional. Ato përshkruhen si ushqime të ëmbla nga mielli, ndryshe nga përshkrimi i bukës, e cila përbëhet vetëm nga mielli, pa ëmbëlsim.
Buka dhe torta qenë, deri diku, fjalë të këmbyeshme me termin “tortë”, të përdorur për bukë më të vogla. Shembujt më të hershëm u gjetën mes mbetjeve të fshatrave neolitike, ku arkeologët zbuluan torta të thjeshta, të bëra nga drithi, të kredhura, të ngjeshura, dhe, me gjasë, të pjekura në guri të nxehtë. Versioni i sotëm i kësaj torte të hershme mund të jetë kulaç nga tërshëra, ndonëse tash këto i mendojmë më shumë si biskota apo keksa.
Tortat quheshin “plakous” nga grekët, që do të thotë “rrafsh.” Këto torta zakonisht qenë kombinime mes thelpinjve dhe mjaltit. Ata, po ashtu, patën torte të quajtur “satura,” e cila qe një torte e rrafshët, e rëndë.
Gjatë periudhës romake, emri për tortën (e nxjerrë nga termi grek) qe “placenta.” Po ashtu quhej “libum” nga romakët dhe kryesisht përdorej si sakrificë për zotat e tyre. Placenta qe më shumë si një Cheesecake, me bazë mielli, dhe nganjëherë përbrenda një kornize mielli.
Termi “bukë” (bread ang.) dhe “tortë” (cake ang.) u bë i shkëmbyeshëm me kalimin e kohës. Vetë fjalët janë me origjinë Anglo-Saksone, dhe ka mundësi që termi “tortë” të jetë përdorur për bukë më të vogla. Tortat zakonisht përdoreshin për raste të veçanta, sepse bëheshin nga përbërësit më të shtrenjtë të disponueshëm asokohe. Sa më i pasur që ishe, as më shpesh ke mundur të konsumoje tortë.
Nga mesi i shekullit 18, maja u zëvendësua për fermentim me vetë e rrahura. Njëherë pasi të rrihet sa më shumë, përzierja derdhej në brumë, shpesh figura të stilizuara, por nganjëherë e thjeshtë sa dy rrathë të aluminit. Nga këta rrathë torteje u zhvilluan edhe enët e sotme të tortave.
Tortat konsideroheshin simbol i mirëqenies nga amerikanët e hershëm të bregut lindor, ku secili regjion kishte të pëlqyerën e vet.
Në pjesën e hershme të shekullit 19, për shkak të Revolucionit Industrial, përbërësit e përgatitjes u bënë të disponueshëm për shkak të prodhimit në masë dhe hekurudhave. Po ashtu, u zbuluan substanca moderne të fermentimit, si soda e bukës.