7 gjëra që njerëzit të cilët e duan kafenë i bëjnë më mirë sesa ti

Mund të argumentosh pikat tua sa të duash, por thjesht ka disa gjëra të cilat kafe-pirësit i bëjnë më mirë sesa gjithkush tjetër në planet.

 

Kafe-pirësit nuk janë të ndrojtur; ata nuk janë tipa që heqin dorë nga lufta. Kafe-pirësit janë intelektualë, mendimtarë dhe ëndërrues. Kafe-pirësit janë ata që kryejnë punë, të zhdërvjellëtit, që dredhin e zhdredhin.

 

Kafe-pirësit u grahin punëve pa ndalë. Ata nuk e lënë punën në gjysmë, nuk kërkojnë pushim. Kafe-pirësit nuk arsyetohen. Ata e kryejnë punë dhe e kryejnë si duhet, si brenda, ashtu dhe jashtë zyrës.

 

1. Frikësimi

 

A do ta shastisësh dikë? Veç shfaqu me kafe në dorë. Kafja të bën të dukesh më serioz, të bën të dukesh më i pasur. Njerëzit nuk e dinë kush je ti, por e dinë se ti je dikush që e di nga shkon. Ti ke një plan. Ti ke një objektiv. Ti, mbase, ke shumë objektiva dhe i palos ato një nga një.

 

Kafe-pirësit nuk janë të etshëm vetëm për një kafe të freskët. Ata janë të uritur për fuqi.

 

2. Intervistat

 

Ka diçka rreth shijes freskuese, gjallëruese të kafesë që qetëson nervat tua si asgjë tjetër para një interviste të rëndësishme. Qoftë kur ke të bësh me një punësim të ëndrrave tua, qoftë me një punë që mjafton për të paguar obligimet, s’ka asgjë që të jep forcë më shumë – apo t’i qetëson nervat – para një interviste sesa një gotë kafe.

 

3. Mëngjeset

 

A keni takuar ndonjë kafe-pirës i cili nuk ka bërë kërdinë në mëngjes? Nuk besoj. Kafe-pirësit mund të mos i duan mëngjeset, por ata dinë si ta marrin atë hovin e energjisë së mëngjesit dhe ta mjelin atë sa s’bëhet më.

 

Kafe-pirësit zgjohen dhe, sapo t’ua prekë buzët kafeja e zezë, ata i kryejnë punët. Qoftë një takim me një person, qoftë një konferencë për zhvillim biznesi, qoftë një raport me shefin, kafe-pirësit janë të gatshëm për gjithçka.

 

4. Shëndeti

 

Në rast se ke qenë duke jetuar nën një guri për 21 vjetët e fundit të jetës sate, më lër të ta sqarojë një gjë: Kafja është e mirë për shëndetin tënd. Dhe shkenca pajtohet me këtë.

 

Kafe-pirësit kanë gjasa të jetojnë më gjatë, të jenë sportistë më të mirë. Ata kanë gjasa më shumë të humbasin peshë më kollaj dhe të ruajnë kujtesën e tyre (kafja parandalon lloji-2 të diabetit, sëmundjen e Alchajmerin dhe të Parkinsonit)

 

5. Aventura

 

Kafe-pirësit dinë si të nxjerrin maksimumin nga çdo situatë dhe asnjëherë nuk refuzojnë ndonjë rast të volitshëm. Kafe-pirësit janë eksperimentues dhe aventuristë.

 

Nganjëherë ne derdhim espresso mbi një akullore për një affogato freskuese; nganjëherë e dyfishojmë këtë me një doppio.

 

6. Muhabeti i zyrës


Pa ofendime, ju pirësit e çajit, por sa shpesh ndodh që të nxirrni ndonjë varg poetik ndërsa prisni të vlojë çaji kamomil? Do të përgjigjemi në vend tuajin: Jo shpesh.

 

Ka diçka që shkon çdo herë që ti dhe kolegu yt çoheni për të pirë kafe: interesi i përbashkët për kafe është një lidhje e atypëratyshme. Është diçka e veçantë.

 

Mundohuni sa të doni, por asnjë sasi e çajit të gjelbër s’do t’jua ofrojë këtë kurrë.

 

7. Takimi i parë

 

Të takosh dikë për herë të parë për darkë është tmerruese. Ti je nervoz, i pasigurt në vetvete, i pasigurt çfarë të thuash, çfarë të porositësh. Ti je i pasigurt për çdo gjë. Por, jo kafe-pirësit.

 

Ata janë të sigurt në vetvete, të gatshëm për gjithçka që u del përpara. Kafe-pirësit janë të mençur për nga natyra. Ata shpejt mëkëmben dhe janë të gatshëm për t’i vënë gjërat në lëvizje.

 

Dhe, nëse ti nuk je për darkë, atëherë gjithmonë mund të takoheni në ndonjë kafene.