25 eksperienca unike të kafesë përreth botës – Turqi

Marrë nga përjetimet e autorëve të profileve të ndryshme.

 

3. Kafe nga Turqia

 

Mendoni të udhëtoni për në Turqi? Më mirë e keni ta lini në shtëpi aparatin tuaj të kafesë. Turqit janë tepër serioz sa i përket kafesë së tyre dhe, për ta dëshmuar këtë, ata kanë harxhuar pesë shekujt e fundit duke kultivuar një mënyrë unike të përgatitjes po aq sa edhe tjerat në botë. Deri vonë, unë s’kam qenë edhe aq kafe-pirës, por, kur aterrova në Turqi, thjesht mu desh ta provoja këtë përgatitje mistike për të cilën kisha dëgjuar aq shumë. Bëra disa ditë derisa mblodha guximin të shijoja atë që një mik imi

25 Unique Coffee Experiences From Around the World, Part 1 - eTramping.com

nga Lindja e Mesme në një rast e përshkroi si një pije me cilësi si të mbetjes nga një ndërrim vaji të përdorur. Me gllënjkën e parë të bëhet e qartë që kafja turke nuk është kafja jote e madhe (grande) në Starbucks. Kafja turke ndryshon, jo në përzgjedhjen e kokrrave, po në përgatitje. Më në fund, kokrrat e pjekura dhe sheqeri i shtohen ujit dhe zihet  (dhe ftohet) disa herë në një ibrik të posaçëm të quajtur xhezve. E Stephanie Stamatis Turkish Coffee | © Tara Pearce 35 | Est Magazineshërbyer pa filtër, kafja turke mbart aromë toke, një përmasë të ngjeshur dhe strukturë të shkumëzuar, të cilën do ta xhelozonte edhe një espresso. Ajo, po ashtu, është përplot shije, çka u ndihmon admiruesve të kafesë të çmojnë tonet delikate të drunjta, që vijnë nga kualiteti i lartë i kokrrave të kafesë. Pasi të kalosh tronditjen e të pirët e diçkaje të dendur, mbas gjase, tashmë do të jesh kënaqur me këtë pije befasisht të lezetshme. Asnjë vizitë në Turqi nuk do të ishte e plotë pa të!

 

Rayan O’Rourke është një shkrimtar-udhëtar nga Kanada, fotograf, dhe një poliglot krejtësisht i paaftë të kontrollojë dëshirën e madhe për të udhëtuar. Gati një dekadë pas aventurës së parë të tij në udhëtim, Rayan u bë një mbështetës i paepur i udhëtimit minimalist, duke ndarë eksperiencat e tij të udhëtimit, fotografitë, dhe përpjekjet për mësimin e gjuhëve.

 

Eksperienca e kafesë nga Stambolli

 

Ndoshta është e rëndomtë të them se kujtesa ime më e mirë e kafesë është nga Stambolli, por është e vërtetë. Fakti që babai im ishte turk e dhe unë pjesërisht, s’ka të bëjë asgjë me këtë. Në anën tjetër, ajo çfarë i jep rëndësi kësaj çështje është ajo që vjen me kafenë ... në këtë rast, hallva, ajo susam e ëmbël me fëstëkë, dhe, për të kurorëzuar gjithçka, kemi një katror të vogël e të përsosur llokumi. Kafja turke s’është për të butit: nëse i rri gati, ndoshta edhe mund ta vendosësh lugën në kremin e saj të dendur. Ajo është e zezë, e pasur, ekzotike dhe me aromë të kokrrave të sosura, aromë e cila të arrinë shumë para shijes. Nëse do ta bësh si duhet, uji i saj zihet tri herë dhe sheqeri hidhet drejtpërsëdrejti gjatë zierjes. Më shumë se kafe, ajo është një shurup qiellor, një përzierje e ajkosur me kokrra, e cila për mua paraqet mbretin e kafesë.

 

Layla Giray Alyanak është një ish-korrespondent i huaj me pasion për udhëtim dhe përmirësim të jetëve të njerëzve në vendet në zhvillim. Në moshën 43 vjeçare, ajo mori vendim ta rizbulonte vetveten dhe të udhëtonte e vetme nëpër botë për gjashtë muaj. Por, ajo mungoi për më shumë se tre vjet. Leyla tash punon për një agjenci ndërkombëtare të zhvillimit në Gjenevë dhe blogon në Women on the Road./etramping.com