25 eksperienca unike të kafesë përreth botës – Spanjë & Itali

Marrë nga përjetimet e autorëve të profileve të ndryshme.

 

14. Kafe nga Spanja

 

Dita spanjolle e punës është e gjatë dhe njerëzit rrinë zgjuar deri vonë. Për mua pirja e kafesë në mesditë dhe vonë mbas dite nuk është vetëm e domosdoshme, por edhe pjesë e kulturë së këtushme. Këtu është shumë vështirë të gjesh një vend ku mund të blesh kafe e ta marrësh me vete, meqë shumica e njerëzve e pinë kafenë duke bërë muhabet me shokë apo jashtë në ndonjërën nga sheshet publike. Ndërsa mund të blesh një kafe të lirë në cilido bar lokal, po ashtu ka edhe shumë kafene që ndjekin trendet e reja, të shpërndara nëpër lagjen Melesana, që ofrojnë kafe të pjekur të cilësisë së lartë, me një atmosferë të posaçme.

 

25 Unique Coffee Experiences From Around the World, Part 1 - eTramping.com

Kafja spanjolle është e fortë, dhe unë zakonisht porositi më të popullarizuar, “cafe con leche” (gjysmë kafe, gjysmë tambël). Nganjëherë ajo vjen në gotë të vogël, herëve tjera një gotë xhami të pastër. Kjo asnjëherë s’ka qenë e kuptimtë për mua, meqë pothuaj është e pamundshme të mbash në dorë një pije tepër të nxehtë! Po kjo s’prish punë. Këtu është Spanjë dhe s’ke pse ngutesh!

 

Qëkurse u diplomua, Jessica ka qenë vazhdimisht në udhëtim për të parë botën me sytë e një të huaji. Ajo së pari u zhvendos në Kore të Jugut për të dhënë mësim në gjuhën angleze për dy vite. Tash, ajo e quan shtëpi Spanjën. Kur ajo s’është duke provuar ndonjë ushqim të ri në Madrid, mbas gjase do ta gjeni në supermarketet e Azisë duke kërkuar përbërësit origjinal për bërjen e Pad Thai.

 

15. Kafe nga Italia

 

E gjeta këtë kafene ndërsa po ecja drejt Pantheonit. Aromat e kafesë mbushnin ajrin dhe pashë një numër të madh njerëzish duke zënë vendet, kështu që iu bashkëngjita dhe unë. Aty kafja doli të jetë shumë e shijshme, me një përbërje të butë dhe aromë të fortë./etramping.com