25 eksperienca unike të kafesë përreth botës – Laos & Australi

1. Kafe nga Laosi


Zakonisht, konsumoj së paku një filxhan kafe në ditë. Unë kam disa vese dhe ky është njëri prej tyre. Kjo kafe veçanërisht ishte një nga më unikja që kam përjetuar dhe vjen nga regjioni jugor i Laosit. U shërbye thjesht, e zezë, me krem anash dhe e ngopur me sheqer. Sipërfaqja e kafesë dukej e rëndë dhe e mëndafshtë, pothuaj më kujtonte melasën. Befasisht, ajo ishte e ëmbël dhe shumë më pak e hidhur sesa shumica e kafeve që kam pirë, ndonëse ende mbetej e këtij planeti sa i përket shijes. Nuk dija çfarë kafe të prisja në Laos, meqë shumica e njerëzve shiheshin se merrni kafe instant, por unë u befasova këndshëm kur hasa në këtë margaritar. Do të pi shumë kafe Laosi na javën e ardhshme ndërsa jam këtu!

 

I lindur në Amerikë, Jeremy, një IT specialist me profesion, i mori gjësendet dhe la shtëpinë për një udhëtim pa fund drejt Australisë. Vite më vonë, ai ende është në lëvizje duke eksploruar vende tjera.  Ju mund të përcillni aventurat e tij në blogun e tij.

 

25 Unique Coffee Experiences From Around the World, Part 1 - eTramping.com

2. Kafe nga Australia


Australi e do kafen, dhe asnjë qytet s’e do më shumë se Melburni. Metropoli jugor i Australisë është i varur nga kafja, dhe, me disa gllënjka të kënaqshme në mëngjeset e ftohta dimërore, është lehtë të shohësh pse. Aparatet për espresso u sollën në Australi në vitin 1950 nga valët e emigrantëve dhe qytetet në lulëzim të Sidnejit dhe të 25 Unique Coffee Experiences From Around the World, Part 1 - eTramping.comMelburnit gradualisht adoptuan kulturën e kafesë. Lulëzimi vërtet ndodhi në vitet 1990 me një ekspozimi më të madh ndaj ideve dhe koncepteve globale që kanë të bëjnë me kulturën e kafes.

 

Në Melburn, kjo u çiftëzua me kryeministrin kontrovers  Jeff Kennett, i cili vetë në një rast konsumoi 30 filxhanë kafe në një ditë, sipas një raporti në një websajt. Qeveria e Kennetit promovoi Melburnin si një “Qytet evropian”, dhe kurora e Melburnit si kryeqytet i kafesë së vendit u përforcua.

 

Sot, kafja shërbehet në një llojllojshmëri dyqanesh, nga kafenetë e trotuarit e deri te qoshet e Qendrave ushqimore, nga kafenetë origjinale me prejardhje italiane, siç është Brunetti, deri te kafenetë vrimë-në-mure me grafiti. Melburni si dhe qytet tjera të Australisë janë po ashtu shtëpia e një numri në rritje të prodhuesve vendas, siç është St. Ali, Seven Seeds, dhe Campo Coffe e Sidnejit, të cilët kanë përsosur artin e pjekjes së kafesë.

 

Starbucks e pati të vështirë të forconte prezencën në Australi në fillim të viteve 2000, ndonëse zinxhiri lokal Gloria Jeans gjendet kudo. Dashuria e Australisë për kafenë është e atillë, saqë McDonald e inauguroi këtu brendin e tyre të kafesë MeCafe.

 

Kafja pothuaj kudo shërbehet si espresso. Ekziston dhe një shkallë e snobizmit karshi kafesë me pikim në Australi. Shprehitë e veçanta në kulturën australiane të kafesë përfshijnë pluhurin e kudondodhur të çokollatës në një kapuçino. Termi ‘flat white’ (të bardhë e të rrafshët) besohet të jetë shfaqur në Australi për të përshkruar një caffe latte pa shkumë. Deri sa  u bë e popullarizuar frappeja para nja 10 viteve, ‘iced coffee’-s në Australi gjithmonë i referohej si një kafe e fortë me qumësht në gotë të madhe, e shërbyer me një lugë akullore të vaniljes, me krem përmbi.

 

Shkrimtar, udhëtar, gazetar, fotograf amator, mësues. Themelues i urbanduniya.com, me vendqëndrim në Melburn dhe Lahore. UrbanDuniya është një gazetë on-line që paraqet lajme alternative, opinione dhe diskutime nga katër qytete të mëdha nëpër Australi dhe Indinë sub-kontinentale. /etramping.com