25 eksperienca unike të kafesë përreth botës – Kolumbi & Indi Jugore

Marrë nga përjetimet e autorëve të profileve të ndryshme.

 

16. Kafe nga Kolumbia

 

Gjatë punës në një anije luksoze, ne patëm fat të vizitonim Cartagena de Indias, Kolumbi ... E, kush mund të vizitojë Kolumbinë pa e kërkuar kafenë e vërtetë kolumbiane? Ne gjetëm disa shitës rruge që shitnin kafe të sapopjekur. Çmimi ishte 0.20 dollarë. Shumica e vendeve të Karibeve dhe Amerikës Qendrore pranojnë vetëm dollarë amerikan, përveç shitësve të rrugës. Ne nuk patëm me vete pesos (monedhë vendore), kurse shitësi nuk donte të merrte dollarë, madje edhe nëse i jepnim 1 dollar. Falë një zotërie të këndshëm, i cili ofroi të paguante për kafenë, shoqja ime dhe unë mundëm të shijonim kafenë tonë kolumbiane ndërsa bisedonim me banorët lokalë.

 

25 Unique Coffee Experiences From Around the World, Part 1 - eTramping.com

Noelfy ishte një vajzë që ëndërronte të udhëtonte në tërë botën. Tash ajo është duke e realizuar këtë ëndërr. Dashamirëse e kafshëve dhe e rënë në dashuri me natyrën, asaj nuk i pëlqen rutina, refuzon të ketë një jetë “normale” dhe tashmë ka vizituar 62 shtete në më pak se 26 vite. Ajo punon si zyrtare fluturimi, nikoqire e anijeve shtegtare, apo çfarëdo tjetër që i mundëson të udhëtojë falas.

 

17. Kafe nga India Jugore

 

Kafja me filtër (Kaapi) ka një pozitë të veçantë në familjen e Indisë së Jugut. Dita nis me gllënjkën nga kaapi në një kupë tradicionale. Aroma dhe shija e kafesë me filtër është krejtësisht e ndryshme nga ato me pluhur instant.

 

Si bëhet: Kokrra kafeje të pjekura fort (Arabika, Robusta), të rritura në vende bregore të Indisë Jugore (70-80%) + çikore (20-30%) bluhen bashkë.  Filtrit të kafesë indiane i shtohen 2-3 grumbuj pluhur kafeje bashkë me ujin e nxehtë dhe lihet për një kohë për të fituar esencën e kafesë. Vlo një gotë të mbushur me tambël, shto një lugë sheqer, dhe shto esencën e kafesë. Shkumëzimi është një proces i thjeshtë, që kryhet me kupën dhe davaren. Kjo në vetvete është njëfarë arti, të cilin s’mund të mos e vëresh skajeve të rrugës, kur të udhëtosh në Indinë Jugore.

 

Bio: Anu dhe Sri, një çift indianë, tani për tani jeton në Edinburgh, kanë udhëtuar në më shumë se 20 shtet për 5 vjetët e fundit. Duke qenë se kanë jetuar në 3 shtete deri tani, ata besojnë në “jeto si banor lokal” dhe “eksploro gjatësinë dhe gjerësinë e vendit ndërsa je aty”, dhe udhëto ndërsa menaxhon 9-6 punë./etramping.com