25 eksperienca unike të kafesë përreth botës – Etiopi & Pakistan

Marrë nga përjetimet e autorëve të profileve të ndryshme.

 

3. Kafe nga Etiopia

 

Etiopia konsiderohet vendlindje e kafesë dhe është një nga vendet më të mira në botë për eksperiencën e një kafeje. Kur ecën rrugëve të Adis Abebas, hundën ta rëndon aroma e thekshme e kokrrave të pjekura, dhe atëherë ti e di që është koha për një filxhan tjetër me kafe. Kafeja tradicionale etiopase shërbehet e zezë, me një sasi të pëlqyeshme të sheqerit (vendasit e pëlqejnë shumë të ëmbël). Ajo është e fortë dhe e mprehtë, por e lezetshme, me gjurmë të lehta të thartësirës. Kafja në Etiopi shpesh çiftëzohet me kokoshka (pop-corn), të cilat përbëjnë një meze të përsosur.

 

Mark Wiens, gustator udhëtues i Migrationology. Në vitin 2008 ai u nis për udhëtim dhe iu dha mundësia për një qasje të qëndrueshme të këtij stili jetësor, duke ngrënë të gjitha llojet e ushqimeve mahnitëse dhe duke fituar eksperienca të paçmueshme kulturore dhe jetësore. Ai u rrit duke udhëtuar nëpër botë me familjen e tij dhe u kthye në Amerikë për të kryer shkollimin. Pasi diplomoi, ai vazhdoi atë që e do më së shumti: udhëtimi nëpër botë, mësimi i kulturave të tjera, dhe ngrënia e ushqimeve lokale.

 

4. Kafe nga Pakistani


Kafja është relativisht e vonë në dietën pakistaneze. Njësoj si në shumicën e Azisë Jugore, populli është i obsesionuar me çaj të ëmbël, të fortë e me qumësht. Veç kësaj, shoqëria pakistaneze në përgjithësi është më tradicionale sesa ajo indiane, kështu që, me disa përjashtime, pakistanezët nuk ëndërrojnë ta zëvendësojnë çajin e tyre të mëngjesit me kafe. Kafja, aty ku ekziston, zakonisht është një variacion i Nescafe. Shumica e pakistanezëve të qytetëruar kanë një asocim romantik me pijen: një filxhan i nxehtë me kafe me qumësht në një natë të ftohët dimërore. Kafenetë e qytetit synojnë klasën e lartë, eksperiencë të butikut espresso, dhe hapje nga koha e drekës deri zakonisht pas mesnate. Nëse dikush në Pakistan pi kafe në mëngjes, ata, mbas gjase, e pinë në shtëpi dhe sigurisht do të jetë një variacion 3-në-1 (kafe/qumësht pluhur/sheqer). Si alternativë, në zonat e marketeve mund të gjesh “cofee-wallah” apo “coffee maker”, të shoqëruar me një aparat për avullim të qumështit.  Kafja lokale apo “desi coffe” është e popullarizuar në qytetet veriore si Lahore, Islamabad dhe Rawalpindi, ku netët dimërore janë të ftohta. Stendat rinë hapur deri vonë natën, kurse banorët lokal i hipin motorëve dhe bashkë me shokë dalin për të pirë kafe anës së rrugës./etramping.com