Të pish kafe sa të duash

“Ajo çfarë u them pacientëve është, nëse të pëlqen kafja, vazhdo dhe pi sa të mundesh”, thotë Dr. Peter Martin, drejtor i Institutit për Studime të Kafesë pranë Universitetit Vanderbilt. Ai, bile, zhvilloi një njësi matëse për monitorimin e dozës së saj: Nëse ke problem me gjumë, mos e pi gotën e fundit të ditës. Prej këtu, thotë ai, “Nëse ti pi kaq, nuk do të të bëj dëm, madje do të të ndihmojë. Shumë.”

 

Zyrtarisht, Asociacioni Mjekësor Amerikan rekomandon që “pirja mesatare e çajit dhe kafes nuk ka ndikime negative në shëndetin, për sa kohë që të jetosh një stil të shëndetshëm të jetës”. Jo vetëm që ndikimet e këqija të kafesë janë hedhur poshtë – rishikimi i fundit nuk lidh pirjen e kafesë me zhvillim të hipertensionit -, por kemi shumë informata për dobinë e saj. Ne besojmë se dobitë e saj shtrihen nga parandalimi i sëmundjes së Alc’hajmerit deri të mbrojtja e mëlçisë.

 

“Janë bërë shumë studime metabolike që tregojnë se kafeina, në afat të shkurtër, rrit nivelet e glukozës në gjak dhe rrit rezistencën e insulinës”, thotë Shilpa Bhupathirexhu, një hulumtues pranë Departamentit Publik të të Ushqyerit pranë Shkollës së Harvardit. Por, “Këto gjetje nuk rezultonin në rritjen e rrezikut për diabet në afat të gjatë”.

 

Gjatë një përcjelljeje njëzet vjeçare dhe kontrollimit të stileve të jetës dhe faktorëve dietal, konsumimi i kafes, pavarësisht përmbajtjes së kafeinës, u shoqërua me 8% ulje të rrezikut për diabetin-2 te gratë.

 

Këto zbulime u arritën në mënyrë rigoroze, bazuar në të dhënat nga Nurse’s Health Study dhe The Health Proffesionals Follow-Up Study, dy studime që përcollën pothuaj 80 000 gra dhe mbi 40 000 burra nga viti 1980 deri 2008. Të dhënat besohet të jenë tepër të sigurta, sepse vjen nga individë që dinë për shëndetin dhe sëmundjen më shumë se amerikani i thjeshtë.

 

Kafja dhe kafeina janë ndërlidhur pashmangshmërisht në të menduarit tonë, por e vërteta është se kafja përmban shumë më shumë gjëra të tjera që kanë dobi biologjike”, tha Martin. Shumica e dyshimeve rreth ndikimeve negative të kafeinës janë hedhur poshtë. Në qershor, një meta-analizë e një studimi dhjetë vjeçar shkoi deri aty sa gjeti një lidhje të fortë mes konsumimit të zakonshëm, atij mesatar dhe dështimit të zemrës. Lidhja kulmoi me katër gota në ditë, dhe kafja nuk pushonte së qeni e dobishme, derisa subjektet shtuan konsumimin ditor të tyre përtej dhjetë gotave.

 

Kafeina, po ashtu, mund të funksionojë si largues i dhimbjes. Një studim i shtatorit sugjeron kafenë me kafeinë si një lehtësues të dhimbjes së shpinës, të qafës, dhe të krahëve te personat që punojnë në zyre: ata që raportuan se pinë kafe para eksperimentit, përjetuan më pak dhimbje.

 

Por, që kafja është mekanizmi i vetëm mbrapa ndikimeve të kafesë në shëndet mbështetet nga një studim i vogël të 554 të rriturve japonezë në tetor, që përcolli shprehitë e pirjes së kafesë dhe të çajit karshi një grumbulli faktorësh të rrezikshëm në sëmundjet e zemrës, sulmit në zemër, dhe llojit-2 të diabetit, të njohura së bashku si sindroma metabolike. Vetëm kafja  - jo çaji – lidhej me uljen e rrezikut kryesisht për shkak të uljeve dramatike në nivelin e serumit të tri-glicerideve.

 

Krahas kafeinës, çfarë merr ti në një gotë, dy, apo gjashtë gota të kafesë? Mijëra kemikale jo të studiuara sa duhet që i kontribuojnë shijes, aromës, përfshirë këtu dhe fenolët bimor, acidet klorogjenike, dhe kuinidet, funksionojnë si antioksidante. Diterpenoidet në kafenë e pa-filtruar mund të rrisin kolesterolin e mirë dhe të ulin kolesterolin e keq.

 

Asgjë s’është e tëra e mirë, andaj ka informata kundër kafesë – në tetor, The Atlantic raportoi për një studim i cili sugjeronte një lidhje mes konsumimit të shumtë të kafesë dhe glaukomës. “Rekomandimi aktual është se nëse dikush nuk pi kafe, nuk i thoni që të fillojë ta bëjë këtë”, tha Bhupathirexhu.

 

Por, ajo pajtohet se pirja e kafesë, dhe atë në sasi të shumtë, duket të jetë e dobishme. Shumica dërrmuese e provave janë në favor të kafesë. Një studim në New England Journal of Medicine përcolli qindra mijëra burra dhe gra dhe gjeti këtë rezultat përfundimtar: njerëzit që pinë kafe, jetuan më gjatë se ata që s’pinë.

 

Dhe sa më shumë që pinë, më gjatë jetuan.