Kafja vs. Çajit të gjelbër

Edhe kafja, edhe çaji janë bërë gjëra themelore në botë tonë të bazuar në produktivitet. Konsumimi i cilësdo nga këto pije është bërë pothuaj ritual për shuam njerëz. Shohim sesi njerëzit në vendin e tyre punës ankohen për mungesë energjie, gjë që ia atribuojnë mospirjes së ndonjë pijeje me kafeinë. Ne duhet të pranojmë që jemi një botë e varur nga droga jonë e preferuar: kafeina. Ndërsa pirësit amerikan të kafes janë më të shumtë sesa pirësit amerikan të çajit, të tjera regjione në botë, si Kina dhe Japonia, më shumë e preferojnë këtë të fundit.

 

Një studim i vonë nga Europian Journal of Clinical Nutrition tregoi rezultate të mrekullueshme. Studimi zhvilloi teste në grupe njerëzish që bënin ushtrime kujtese dhe zgjedhjen e probleme logjike ndërsa ishin të lidhur për një skaner MRI. Njëri grup bëri testin pa substancë dhe iu dha një pije “placebo” (e rremë), që s’përmbante çaj të vërtetë. Grupi i dytë duhej të bënin ushtrimet e njëjta, veçse në ciklin e dytë studiuesit iu dha ekstrakt të çajit të gjelbër. Rezultati ishte rritje e konsiderueshme e aktivitetit në korteksin prefrontal të trurit. Kjo është pjesa e trurit përgjegjëse për kujtesë dhe përqendrim.

 

Çaji i gjelbër është përplot polifenole, që i zgjeron damarët e gjakut, duke shpejtuar kështu furnizimin e trurit me gjak.

 

Në anën tjetër, studiuesit britanik së voni bënë një studim ku mblodhën pirësit e përditshëm të kafesë dhe bënë një test të ngjashëm. Gjëja interesante është se, ndërsa grupi testues të cilit iu dha kafja me kafeinë vërejtën një rritje të vogël në pikët gjatë ciklit të dytë, po ashtu këtë rritje e vërejtën edhe pirësit e kafesë që iu kafe “placebo”.

 

Të tjera dobi të çajit të gjelbër:

 

1. Parandalon helmimin me ushqim duke eliminuar bakteret e dëmshme

2. Përmban EGCG, që njihet për parandalimin e kancerit

3. Mund të parandalojë artritin

4. Mund të eliminojë bakteret orale dhe rrjedhimisht të parandalojë kavitetet dhe erën e keqe

5. Mund të ndihmojë në humbjen e peshës duke e shpejtuar metabolizmin

6. Mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak

7. Përmban nivele të larta të antioksidantëve flavonoid, që ndihmojnë në parandalimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës, astmës, sulmit në tru.

8. Vetëm çaji përmban teinë, një aminoacid që rrit përqendrimin, ndihmon në shqetësimin dhe ul gjasat e sëmundjes së Alc’hajmerit.