Historia e pikturimit me kafe

Pikturimi shoqërohet me përdorimi i akrilikes, vajit dhe ngjyrave me ujë. Por, në ditët e sotme forma e artit vizual ka shtuar edhe një material – kafenë.

 

Pikturimi me kafe është popullarizuar në kohën e fundit dhe njerëzit janë shumë të kënaqur me rezultate plus me aromën e punimit të tyre artistik. Në fakt, tash ka artistë që specializojnë në përdorimin e kafesë për pikturim.

Piktorët përdorin kafenë


Pornchai Lerthammasiri është një artist tajvanez i mirënjohur për pikturimet e tija me kafe. Para rreth 15 vjetëve, ai ndjeu nevojë për më shumë sfidë në punën e tij, kështu që u lëshua në përdorimin e kafesë për të parë ndryshimin. Për këtë shkak, ai tash njihet si impresionist i artit të kafesë.

 

Hong Yi, një artiste e re nga Malajzia, përdor fundin e një filxhani espresso në pikturimin e saj. E njohur më mirë në botën e artit si Red-i, Yi u bë i njohur për pikturimin e saj me kafe, kur ajo bëri një portret të biznesmenit Maljezian Francis Yeoh.

 

Karen Eland është një piktore amerikane e mirënjohur për ribërjen e kryeveprave nga historia e artit, përfshirë këtu Adamin e Mikelangjelos dhe Mona Lisën e Leonardos. Pasioni i saj për pikturim nisi në moshën 14 vjeçe.

 

Çifti Andrew Saur dhe Angel Serkela-Saur përdor emrin Kafja, dhe kanë qenë duke pikturuar me kafe për qëllime marketingu prej dhjetë vitesh. Punimet e tyre shpesh përfshijnë mjete dhe objekte që kanë të bëjnë me ushqimin dhe, natyrisht, me kafenë.

 

Amerikani Steven Mikel njihet si shkencëtar i artit të kafesë. Ky artist dhe teknik kompjuteri harxhoi dhjetë vite duke hulumtuar rreth mënyrave të mbrojtjes së pikturave të kafesë që kish bërë, duke përdorur një shtresë rezistente ndaj ultravjollcës. Teknika e tij lejoi që pikturat të varen pa mbulesë xhami.

 

Historia e pikturimit me kafe

 

A e ke ditur se arti i pikturimit me kafe daton disa shekuj më herët? Kjo qe gjatë kohës kur kafja nisi të përdorej me të madhe në Evropë.

 

Më herët, për pikturim përdorej çaji. Kinezët shquheshin në përdorimin e çajit për t’i ngjyrosur letrat e tyre dhe për të krijuar tonin sepia për prapavijën e pikturave të tyre.

 

Po ashtu, në ditët e moçme, kafja dhe çaji përdoreshin për t’i bërë statujat e mermerit të dukeshin më të vjetra. Gabriel d’Annunzio, një poet italian, njihej se i bënte statujat në kopshtin e tij të dukeshin të lashta, dhe ai përdorte kafe dhe çaj për të arritur këtë.

 

Pra, kush thotë që kafja është e mirë vetëm për t’u pirë? Tash ajo është e mirë edhe për pikturim dhe, ndërsa pirja e saj rekomandohet vetëm për të rriturit, pikturimi me kafe mund të bëhet edhe nga të rinjtë, edhe nga të vjetrit.